English

Klandestinët kurdë kapen në Tiranë

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA - Një grup prej 11 klandestinësh kurdë është ndaluar sot në doganën e Tiranës pasi kishin hyrë në territorin shqiptar me një maune turke.

Afganët ishin fshehur në një trajler që kishte ardhur nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa mësohet se ishin nisur nga Selaniku.

Policia dyshon se rruga e ndjekur është njëjta me atë të shumë kohëve më parë, ndërsa mendohet se shtetasit kurdë janë nga e njëjta zonë. Disa kohë më parë në vend kalimin kufitar të Kapshticës u kapën grupe klandestinësh kurdë që vinin kryesisht nga Greqia dhe nëpërmjet kalimit tranzit në Shqipëri synonin të shkonin për në vendet perëndimore, si Italia apo Franca.

a.q/NOA

KOMENTE