English

Kriza, BB: Ekonomia shqiptare në rrezik

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA – Gjatë prezantimit të raportit për zhvillimet ekonomike në rajonin e Europës Juglindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë, Banka Botërore deklaroi sot se Shqipëria ka borxhin publik më të lartë në rajon, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në raportin e BB-së bëhet me dije se borxhi publik është në kufijtë e nivelit të lejuar, andaj ajo apelon që qeveria të bëjë kujdes.

Numri i parë i raportit u bë publik sot paradite nëpërmjet një video konference në zyrat e Bankës Botërore, në Tiranë. Borxhi publik i Shqipërisë llogaritet deri në 59. 6 %, ndërsa defiçiti buxhetor në fund të muajit tetor të vitit 2011, është rreth 4 përqind.

Por, raporti citon gjithashtu se parashikohet, që efektet e krizës së Eurozonës të ketë ndikim të ndjeshëm edhe në ekonominë shqiptare.

Dhe një gjë e tillë argumentohet me ngadalësimin e rritjes ekonomike si edhe borxhi i lartë, madje ky i fundit shihet si me rrezik për shkak të nivelit të lartë.

Në raportin e Bankës Botërore thuhet se gjatë vitit 2011 rritja ekonomike në rajon është 2.5 përqind ndërsa për vitin 2012 kjo rritje do të ulet në 2.1 përqind.

Gjatë ditës së sotme Banka Botërore ka prezantuar numrin e parë të një serie publikimesh mbi zhvillimet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore si një Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

a.q/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi16:09 - 15 Nëntor 2011
    Ajo qe renon individin,familjen,fshatin,qytetin,shtetin ka qene dhe do jete ekonomia,kur shpenzimet kalojne grumbullimin e parave,vjen shkaterimi.Edhe komunizmin allashqiptaromonist ekonomia e groposi,tani rudimentet e monizmit ne drejtesi,ekonomi,borxhi mbi norme po rezikojne perseri Shqiperine.Ala ne edhe tani ngelem bej e prish o Dervish.Me thjesht pa aftesia e dirigjenteve te shtetit,qe pa qene me Universitete prestigjioze ne shkencen e ekonomise kerkojne te dretojne edhe specialistet e kesaj fushe.Pse? sepse kane poziten. Edhe Napoloni kishte pozite te madhe,por kishte tru,logjike,me te cilen gjithemon krijonte nje rezerve te konsiderushme ushtraesh,qe ne momentin kritik vulosnin fitoren. Prej ketu nxori ligjine tij edhe ne ekonomi:Nuk fillohen shpenzimet pa pasur rezerve te plote monedhash ne depot e shtetit.