English

Ksera: Deri në 2013 do zhdukim varfërinë

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA – Familja Spahiu banon në Bathore që prej 11 vjetësh, kur është shpërngulur nga komuna Bicaj në Kukës, në kërkim të një jete më të mirë në kryeqytet. Ajo përbëhet nga nëntë anëtarë, dy prindërit dhe shtatë fëmijë.

Sipas zonjës së shtëpisë, kushtet e jetës së familjes janë të vështira, pasi gjashtë nga fëmijët ndjekin shkollën dhe më i vogli është vetëm 2 vjeç.

E vetmja e ardhur e qëndrueshme për familjen është ndihma ekonomike akorduar nga Bashkia Kamëz, që gjithësesi nuk arrin të plotësojë nevojat e familjes, pasi as kreyafamiljari nuk arrin të sigurojë një punë të përhershme.

Të gjitha këto shqetësime familja ia ka paraqitur ministrisë së Punës në formën e një ankese.

Kjo ka bërë, që ministri Ksera të niset drejt Bathores për t’u njohur me situatën reale.

“Në këtë vizitë të parë, - u shpreh Ministri,- ne kemi sjellë një paketë emergjente ushqimore si dhe disa dhurata për fëmijët, të cilët jo vetëm ndjekin shkollën, por janë edhe nxënës shumë të mirë. Por kjo nuk është vizita e fundit. Në ditët në vijim do të bëjmë të mundur akordimin e një fondi ndihme që do të mbulojë nevojat e familjes.”

“Gjatë vitit 2012 reformimi i skemës së ndihmës ekonomike do të bëjë të mundur identifikimin më të mirë të nevojave të çdo familjeje edhe në skajin më të largët dhe masa e përfitimit për familje do të rritet ndjeshëm, pasi objektiv i kësaj Qeverie është që deri në vitin 2013 të zhdukim varfërinë ekstreme, ndërsa varfërinë absolute ta ulim ndjeshëm”, siguroi Ksera.

a.q/NOA

KOMENTE