Uashington, 14 nëntor 2011, NOA- Dje, nga SHBA, ku është duke bërë karrierë të shndritshme, është kthyer për në Zvicër, në vendin ku i jeton familja e bukuroshes nga Dobrosini i Bujanocit, zonjushës Nora Asani për t`ia dhënë lajmin e mirë familjes së saj të ngushtë e shoqeve dhe shokëve, se ka marrë dritën jeshile, për të përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë për "Miss Earth 2011", që do të mbahet në kryeqytetin e Filipines në dhjetor të këtij viti. Nora Asani, e lindur në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, me prejardhje nga fshati Dobrosin i Bujanocit, e edukuar në Zvicër dhe po ndjek me sukses ëndrrën e saj që nga vogëlia në SHBA, për tu marrë në botën e modës. Nora, ka filluar karrierën e saj në fushën e modës, që herët, dhe fotot e saja janë të paraqitura nëpër shumë revista ndërkombëtare dhe në disa firma prestigjioze. Edhe pse ka marrë disa herë kurorat e më të mirës në disa spektakle që janë mbajtur në diasporë, por edhe më larg, Norës po i plotësohet dëshira e madhe, apo tash do ta ketë kulmin e karrierës, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Filipine dhe atje për portalin tonë ndër të tjera na tha, se do të loboj për bukuritë e mëdha natyrore që i ka Kosova. Është me fat Nora, sepse për herë të parë Kosova, do të garojë për këtë kurorë bukurie. E mbrëmë, me tu kthyer nga SHBA, babai i saj Ahmeti Asani, kishte organizuar një koktej rasti me familjarë, e disa veprimtarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, që të shoh vajza e tij, se do ta ketë mbështetjen e madhe edhe të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër dhe më gjerë. Me shumë emocione, pra, kuptohet me emocionet e prindit, z.Asani, se është shumë i lumtur, që vajza e tij, do ta përfaqësoj Kosovën dhe ndër të tjera na tha: "Në ora 03.00 të mëngjesit dje e mora këtë lajm nga vajza ime dhe kur cingërroi telefoni, trupi më rrënqeth kur e pashë se Nora po më lajmërohet, kushedi i thash vetes se çka ka ndodhur, si çdo prindër që i shkon mendja gjithkah dhe me tu lajmëruar unë, Nora më tha: Babi, babi, do ta jap një lajm dhe unë edhe më shumë shtangohesha, i thashë fol o bija ime, çka ka ndodhur dhe ajo më tha: "Babi, do të përfaqësoj Kosovën në "Miss Earth 2011", natyrisht se u gëzova, e përgëzova dhe më tha, se do të jem në Zvicër pas disa orësh. Ishte gëzim i madh dhe unë menjëherë lajmërova familjen time, shoqërinë time, që të shtroj një koktej dhe të ndajmë gëzimin së bashku". E me këtë rast, mbrëmë, në Kreuzlingen të Zvicrës, në ambientet e Qendrës Shqiptare për kulturë dhe integrim, u zhvillua një program i pasur kulturorë me këngë të kënduar nga këngëtari Afrim Aliu dhe nga disa nxënës të shkollës plotësuese shqipe që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës. Nora, mbeti e emocionuar, sepse nuk e kishte pritur, se do të organizohet ky program special. E me këtë rast, me disa fjalë falënderoi prindërit, familjen e saj, miqtë e babit dhe të gjithë të pranishmit, që kanë ardhur për ta përkrahur dhe u është mirënjohës. Nora me disa fjalë shtoi: "Është vërtetë gëzim i madh, e kam ëndërruar që një ditë të përfaqësoj Kosovën tonë dhe ja erdhi dita, do të shkoj atje dhe do të loboj për bukuritë e rralla që i ka Kosova dhe me tu kthyer, do jem prap në mesin tuaj dhe do të bashkëbisedojmë me të mirat që do ti fitoj atje".
NOA