Athinë, 14 nëntor 2011, NOA- Në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare Kryeministri i ri i Greqisë Lukas Papadimos tha se objektivi kryesor për vendin është mbajtja e Greqisë në eurozonë.
Sipas tij, të rinjtë duhet të kenë mundësi të jetojnë në vendin e tyre dhe për këtë duhet rivendosur besimi te Greqia.
Papadimos theksoi se zbatimi i vendimeve të 26 tetorit është domosdoshmëri për vendin.
Kryeministri grek tha se masat e rrepta, provokojnë durimin e njerëzve, e ardhmja e të cilëve pavarësisht sakrificave, duket e pasigurt, duke nënvizuar faktin se ka pasur vonesa në reforma dhe privatizime.
Ndërkaq votëbesimi i qeverisë teknike pritet të bëhet mbrëmjen e së mërkurës.
a.y/NOA