Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme të motit ku kthjellimet do të jenë dominuese, me përjashtim të vranësira të lehta të cilat do të vrojtohen gjatë orëve të mesditës në zonat malore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike pasi kthjellimet do të mbeten në zonën bregdetare si dhe ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.
Për sa i përket situatës termike, Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre në vend.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim Lindore- Verilindor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të mbetet i ulët.
Europa
Nesër, situata meteorologjike në Europën verilindore do të jetë e paqëndrueshme pasi reshjet e shiut e dëborës do të mbeten prezente konkretisht në vendet Nordike dhe Rusi. Ndërsa në një pjesë të Europës jugore do të ketë shira të konsiderueshme, kryesisht ne Portugali dhe në jug të Francës. Problematike do të jetë edhe stuhia e erës e cila do të ndikojë në gjenerimin e dallgëve të larta në det. Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë Europën Qendrore si dhe rajonin e Mesdheut pasi kthjellimet do të dominojnë këto rajone.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Portugalia do të ketë shira të konsiderueshëm dhe dallgë të larta
- Rusia do të rrezikohet nga dëborë e dendur
- Vendet Nordike do të mbeten me reshje dëbore
a.y/NOA