Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 15 nëntor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Fatmir Xhafaj: Koalicioni me LSI. Për të larguar Berishën kërkohet bashkimi i të gjithëve”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Prapaskenat e konsensusit PS-PD, ja si ndikuan ndërkombëtarët”; “Babai plagos të birin me çifte, nuk kishte marrë paratë e punës”; “Gjykata rrëzon Prokurorinë për videon Meta-Prifti”; “Vjedhja te Krimet e Rënda, ikën Deda, rikthehet Sandër Simoni”; “Skema e kontrabandës së 52 mijë litrave naftë në Porto Romano”; “Nga Fatos Tarifa: Feja, e mira dhe arsyeja”; “Nga Eduard Zaloshnja: ‘Urbani’, Rama rihap debatin për zhvillimin rural”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Ilir Meta, bie prokuroria, mbetet dëshmitari”. Argumente të tjerë të gazetës: “Rama: Të largohen humbësit në zgjedhje”; “Deputetët miratojnë mes tyre projektbuxhetin”; “Arrihet paqja Berisha-Rama. Konsensus për tri reforma”; “Babai qëllon të birin me armë për traktorin”; “Transferohen 15 gjyqtarë, ikën kreu i Apelit”; “Pallat privat në vend të Kampusit universitar”; “Madof: Saga e pasurisë dhe vuajtjes së familjes”.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Prapaskenat. PS-PD si u bindën për paktin para dhjetorit”. Tituj të tjerë: “Flet dëshmitari që pa vrasësin e Gentian Gashit : Autori nuk ishte vetëm”; “Emrat e rinj, KLD rikthen Artan Gjermenin në Tiranë”; “Nga Rexhep Meidani: Roli i qeverisjes së të dhënave”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Pas dy vjetësh, Opozita tërhiqet firmos me PD”. Argumente të tjerë: “Edi Rama kërkon largimin e drejtuesve në PS”; “Stoltenberg Berishës: Investime të reja në Shqipëri”, “Kufiri, agjentët grekë dhe shqiptarë shkëmbehen në dogana”; “Kurbani i Edi Ramës shitet në të zezë, nuk paguan kasat fiskale”; “Basha mban premtimin, hapet sheshi Skënderbej”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Rrëzohet prokuroria. Meta-Prifti refuzohet riekspertimi”. Më tej veçojmë argumentet: “Nga Kiço Blushi: Le të shohim përpara”; “Abuzimet në arsim banorët e katër fshatrave në protestë”.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Plasi syri i Keq? Në foto fotomontazh me negativët e Berishës dhe Ramës”. Tiotuj të tjerë: “Reforma në mbrojtje përgatitet shkarkimi i 300 ushtarakëve”; “Arlinda Dudaj: Pse po shkoj në gjyq për Kurbanin”; “Nafta dhe benzina drejt 200 lekë për litër”; “Fier, dështon mbledhja e thirrur nga prefekti”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA