English

Përfundon në komisariat kreu i sindikatës së minatorëve

Bulqizë, 15 nëntor 2011, NOA - Policia ka ndaluar sot ish-kreun e sindikatës së minatorëve të Bulqizës Dilaver Përkoxha. Shkak për ndalimin e tij është bërë mbajtja me forcë e celësave të zyrës të sindikatës.

Përkoxha është shkarkuar nga detyra prej Këshillit Sindikal para disa ditësh dhe është zëvendësuar nga Kujtim Alliu, i cili nuk ka mundur të marrë ende detyrën për shkak se Përkoxha nuk jep dorëheqjen dhe nuk dorëzon celsat e zyrës.

Konfederata e sindikatës së minatorëve ditë më parë vendosi që të largojë nga detyra kreun e sindikatës së minatorëve të Bulqizës duke vendosur në vend të tij Kujtim Alliun.

Pas vendimit të Konfederatës, Përkoxha ka refuzuar të dorëhiqet me pretendimin e se kontrata e tij për të qëndruar në krye të sindikatës së minatorëve të Bulqizës është e vlefshme deri në vitin 2013. a.q/NOA

KOMENTE