Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e mbajtur pak çaste më parë në mbledhjen e kësaj partie për Tiranën tha se selia rozë duhet dhe do të jetë një parti që flet për komunitetin.
Ai theksoi para anëtarëve kryeqytetas të partisë, se progresi duhet të hyjë në çdo shtëpi duke shtuar se nuk do lejohet fiktiviteti në organizmin e Partisë Socialiste, pasi sipas tij, në parti duhen struktura vertikale për emërime.
Ndër të tjera kryesocialisti Rama veçoi se Partia Socialiste do përllogarisë vjedhjen e bërë nga Kryeministri Berisha dhe se do kërkojë llogari për to.
a.y/NOA