Prishtinë, 14 Nëntor 2011 NOA - Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, priti sot një delegacion nga Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut, i cili përbehej nga Ole Lilleas - këshilltar, Serdijan Dizdareviç - Drejtor ekzekutiv për Bosnje, si dhë Izabela Kisiç - Drejtoresh ekzekutive për Serbi në këtë Komitet.
korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al raporton se në këtë takim u fol për të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe integrimi i tyre.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, tha se Qeveria e Kosovës ka shtrirë dorën për të gjitha komunitet në vend dhe se intensivisht është duke punuar për të realizuar të gjitha të drejtat e komuniteteve.
Sipas saj, Qeveria e vendit ka ndërmarr një varg masash në fushën sociale dhe ekonomike që komunitet në vend të kenë një perspektiv dhe jetë të mirë.
Ndërkaq, u tha se plani Ahtisari, për komunitetin serb ofron të drejta shumë të avancuara. Znj. Tahiri më këtë rast tha se as një komunitet në rajon nuk ka të drejta me të avancuara për komunitetet se sa që ofron plani Ahtisari.
Zëvendëskryeministrja, tha se pjesa me e madhe e komuniteteve në Kosovë është e integruar në shoqërinë e Kosovës por duhet të punohet edhe më shumë veçmas në veri të Kosovës. Sipas saj, Qeveria e Kosovës bashkë me ndërkombëtarët është duke bërë përpjekjeje maksimale që edhe në veriun e Kosovës të ofroi sundim të ligjit dhe një jetë më të mirë të integruar në atë pjesë të Kosovës.
Tahiri tha se shumica e serbeve e ka vullnetin për tu integruar por së ata po manipulohen nga Beogradi, edhe pse pjesa me e madhe e tyre tani me është integruar dhe se është pjesë e jetës institucionale.
a.b/NOA