Londër, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Arsenali ka vendosur që të qëndrojë në pritje të merkatos së janarit dhe kjo sipas informacioneve që vijnë nga ekipi, bëhet me qëllim për të përforcuar skuadrën, pasi largimet e shumta që janë bërë në të, është pranuar se kanë ndikuar negativisht.
Në orët e fundit është bërë e ditur se skuadra londineze ka shfaqur një interes të fortë për mesfushorin e Fiorentinës, Vargas që gjithnjë e më shumë vazhdon të shohë një të ardhme larg Firences.
Anglezët duhet thënë se janë në kërkim të një mesfushori krahu dhe peruani do të ishte ideali për ekipin e Wenger.
Për këtë arsye drejtuesit e klubit janë duke menduar për të bërë një ofertë reale në drejtim të klubit italian, por duhet patur parasysh dhe konkurrenca e klubeve të tjera, ku krahas atyre italiane është shtuar dhe ajo e Bajernit të Munihut.
r.b/NOA