English

Ekstradohet falsifikatori i pasaportave

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana sot në mesditë u krye ekstradimi nga Maqedonia, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mariglen Sokrat GJONI vjeç 30, lindur në Skrapar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr. 140, datë 05.06.2008, e ka dënuar shtetasin Mariglen GJONI, me 8 muaj burg dhe 400.000 lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve të identifikimit, pasaportave ose vizave”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Shkupin, më datë 08.07.2011, në Maqedoni, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

a.q/NOA

KOMENTE