English

Emigranti plagos me shpatë nëndrejtorin e shkollës

Athinë, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Një emigrant, student i shkollës së mesme ka plagosur zëvendëspresidentin e këtij institucioni arsimor me një shpatë dhe një punonjës që merrej me ndihmën për të kaluar nxënësit nga nëpër rrugët e Athinës, në Greqi.

Lajmi është njoftuar nga policia, duke saktësuar se shkolla ndodhet në zonën veriore të kryeqytetit helen.

Djali, një 18-vjeçar me origjinë polake, është arrestuar por autoritet ende nuk e kanë bërë publike identitetin e tij.

Për tu theksuar është fakti se motivet e këtij agresioni ende nuk janë të qarta si dhe për shkakun pse adoleshenti ka përdorur një shpatë.

Si zv/presidenti ashtu dhe punonjësi kanë marrë plagë të lehta. Këto raste agresioni nëpër shkollat greke janë të rralla ndaj dhe në mediat greke ngjarja e ndodhur bëri goxha bujë. r.b/NOA

KOMENTE