English

Filmi për Thatcher fyen Zonjën e Hekurt

Londër, 15 nëntor 2011, NOA- “Iron Lady”, flimi mbi Zonjën e Hekurt Margaret Thatcher me Meryl Streep, do të shfaqet në sallat britanike më 6 janar por ende pa dalë mirë kanë nisur polemikat.

Miq, familjarë dhe aleatë politikë të ish-lideres janë betuar se nuk do të shkojnë kurrë për ta parë atë, pasi filmi dëmton imazhin e Zonjës së Hekurt.

“Është një fantazi e së majtës dhe një fyerje për imazhin e saj”, ishte qëndrimi i një familjari të Thatcher e cila prej vitesh është e sëmurë nga një sëmundje e ngjashme me sklerozën. Por për kritikët ky film ka qenë i arrirë.

a.y/NOA

KOMENTE