English

Frika nga falsifikimet, aplikimet për pasaporta tani do bëhen në Polici

Tiranë, 15 Nëntor 2011 NOA/ Ervin Tirana - Për shkak se kohët e fundit janë vërejtur një numër i konsiderueshëm pasaportash biometrike të cialt janë falsifikuar, qeveria ka vendosur që nga tani e tutje të gjithë shtetasit që duan të pajisen me pasaportë të re, të mund ta bëjnë këtë vetëm pasi kanë aplikuar më parë pranë komisariateve policore.

Agjencia NOA ka zbardhur udhëzimin e plotë që e gjeni më poshtë. Ky udhëzim hyn në fuqi mmë 26 nëntor 2011. Udhëzimi është firmosur nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani më 11 nëntor dhe 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare merr fuqi ekzekutive.

Ministria e Brendshme saktëson se me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nxjerrë më datë 11.11.2011një udhëzim të ri mbi “Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.

Që kur nisi shpërndarja e pasaportave të reja biometrike, janë pajisur me të rreth 2.5 milionë shtetas shqiptarë si në vend ashtu dhe përmes konsullatave tona në disa shtete të botës.

Udhëzimi me Nr. 394/4 për një ndryshim në udhëzimin Nr:308, datë 08.05.2009, “Për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve” të ndryshuar parashikon një procedurë të re të pajisjes me pasaportë biometrike.

Sipas kësaj procedure “shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje”.

Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit.”

Udhëzimi i plotë:

UDHËZIM

Nr.394/4, datë 11.11.2011

PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR.308, DATË 8.5.2009 “PËR PAJISJEN ME PASAPORTË BIOMETRIKE TË SHTETASVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit nr.9972, datë 28.7.2008 “Për

ratifikimin e “Kontratës koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike”, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të SAGEM Securite dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve””, të ndryshuar, të nenit 6 të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar dhe ligjit nr.10 129,

datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, Me qëllim unifikimin dhe standardizimin e procedurave që ndiqen nga zyrat e gjendjes civile, kompania “ALEAT”, strukturat e Policisë së Shtetit, për pajisjen e shtetasve me pasaportë biometrike, në funksion të parandalimit të veprimtarisë kriminale që lidhet me falsifikimin, shpërdorimin e detyrës etj., dhe të vënies para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës,

UDHËZOJ:

Pas pikës 2 të udhëzimit nr.308, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“Shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit. Kopja e këtij formulari bëhet pjesë e dokumentacionit shkresor sipas pikës 2 të këtij udhëzimi.”

Pas pikës 16 shtohet: 6960

Udhëzimi nr.394, datë 3.11.2011 “Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të

shtetasve shqiptarë”, shfuqizohet.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I BRENDSHËM

Bujar Nishan

KOMENTE