Vlorë, 16 nëntor 2011, NOA – Hungarezi 55-vjeçar, Laszlo Vincze, lindur në Szekszard Hungari, jetonte prej dy vitesh në Vlorë, ku kishte ngritur biznesin e tij, ndërkohë që autoritetet e drejtësisë hungareze e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.
Ai akuzohet për tri akuza, për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Mashtrim” dhe “Evasion fiskal”, për të cilat u prangos mbrëmjen e të martës nga uniformat blu të Vlorës.
Aksioni policor i koduar “Wanted” u finalizua rreth orës 22:00, i të martës.
Policia e Vlorës njofton se Laszlo Vincze ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi, ku kishte krijuar firmën e vet “Elvis L&M” sh.p.k, e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.
Për këtë arsye, uniformat blu të qytetit më 29 shtator të këtij viti nis edhe procedimi penal të pastrim parash.
Në momentin e arrestimit, në banesën e marrë me qera në lagjen “10 Korriku” shtetasit hungarez iu gjetën këto materiale në cilësinë e provës:
16 vula kompanive të ndryshme me aktivitet ekonomik në Shqipëri dhe jashtë saj;
një armë gjahu teke me leje të organeve kompetente;
automjeti fuoristrada i markës Chevrolet;
një sërë faturash të ndryshme transaksioneve bankare;
si dhe dokumenta të ndryshme, të cilat dyshohet se i shërbenin atij për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.
mit/NOA