English

Katër dekada më parë, lindi kompjuteri nga Intel

SHBA, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Plot 40 vite më parë kompania gjigande Intel prodhonte për herë të parë mikro-procesorin tek, atë 4004, që përbënte unitetin e parë qendror të kompletuar.

Ai ishte truri dhe origjina që më pas do të sillte dhe krijimin e kompjuterëve personal vetëm disa kohë më pas.

Askush deri në atë momente nuk kishte arritur të realizonte një mikroprocesor prej monoliti silici.

Këtë shpikje faktikisht e arriti Intel dhe diçka e tillë erdhi 40 vite më parë sajë dhe italianit Federico Faggin, që u mor me të gjithë mikro-procesorët të pesë viteve të parë të historisë së shoqërisë kaliforniane.

Sakaq, 15 vjet më parë CERN hodhi në rrjet programin soft "www". Askush nga shkencëtarët pjesëmarrës në projekt nuk mund të dinte se çfarë fitorje do të korrte ai.

Sot tre "w-të" janë me siguri seria më e shtypur e shkronjave. Në fund të viteve '80 fizikanti britanik Tim Berners-Lee dhe belgu Robert Cailliau në Qendrën Europiane të Studimeve Nukleare CERN në Gjenevë patën idenë e krijimit të një rrjeti mbarëbotëror informacioni. Interneti ndërkohë ekzistonte. Me anë të tij shkencëtarët në të gjithë botën ishin të lidhur me njëri-tjetrin.

r.b/NOA

KOMENTE