English

Koçi: Reforma zgjedhore jetike, PS-PD të tregojnë se kanë reflektuar

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë '91 Petro Koçi e cilëson nisjen e bashkëpunimit mes dy forcave kryesore për reformën zgjedhore si një zhvillim pozitiv. Në një deklaratë për mediat, Koçi thekon se palët duhet të fokusohen tek produkti i këtij bashkëpunimi dhe të tregojnë se kanë reflektuar nga gabimet që kanë bërë me reformat të kaluarën PSV.

“PSV shpreson që si PD ashtu dhe PS të kenë reflektuar seriozisht ndaj pasojave antidemokratike të konsensusit fajtor të prodhuar përkatësisht në vitin 2008.

PSV kujton se marrëveshja parimore e opozitës për reformën zgjedhore mbetet rruga që zgjidh në themel ngërçin elektoral në vend”, shprehet Koçi.

Kreu i PSV ’91 thekson se komisioni duhet të nis menjëherë me diskutimin dhe të mos lërë vendimet e rëndësishme për në minutën e fundit. Ndërsa shton, se bashkëpunimi PS-PD duhet të shoqërohet me transparencën e duhur.

“PSV gjykon se marrëveshja e bërë publike lidhur me procesin e ngritjes së komisionit duhet të shoqërohet me transparencën e kuadrit të përmbajtjes së reformës. Konsensusi në vetvete nuk përbën objektiv, por thjesht instrument politik. Objektiv mbetet realizimi i një reforme që garanton pluralizëm antimonopol dhe proces zgjedhor të ndershëm që pasqyron vullnetin politik të sovranit”, shprehet Koçi.

a.k/NOA

KOMENTE