Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur sot marrëveshjen PD-PS për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. “Dialogu politik mbetet mjeti i pazëvendësueshëm që reflekton sjelljen europiane të aktorëve politik në vend. Reforma zgjedhore duhet të realizohet në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE /ODIHR-it por më e rëndësishmja është që të garantohet gjithëpërfshirja dhe transparenca e procesit”, tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Kjo forcë politike ka kërkuar që në tryezën për reformën zgjedhore përveç aktorëve influentë në vend të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile ndërsa shtoi se kjo tryezë duhet të jetë e hapur për qytetarët.
a.q/NOA