English

Monti: Nesër te Presidenti Qeveria e re

Romë, 15 nëntor 2011, NOA- Në ditën e fundit të konsultimeve për Qeverinë e re Kryeministri i sapozgjedhur italian Mario Monti flet për përfundimin e negociatave.

Ndonëse në ditën e fundit të konsultimeve ai shprehet në deklaratën e parë për mediat si Kryeministër se, “Jam i qetë për kapacitetet e Italisë për të kapërcyer këtë moment. Ka një plan të detajuar për sa i përket formimit të qeverisë, ndërsa theksoj se konsultimi ishte një punë frytdhënëse”.

Ai sqaroi se me këtë qeveri do themelohen institucione të qëndrueshme, duke theksuar se nesër do i paraqesë Presidentit Giorgio Napolitano përbërjen e qeverisë së re.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Markos Marko22:07 - 15 Nëntor 2011
    ma cesta culce senatore o cualce flucse per fa i ducomenti Si..o..No