English

MPJ, nesër memorandumi për regjistrimin e fëmijëve që lindin jashtë shtetit

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA-Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe Qendra “Shërbimi Ligjor Falas Tiranë” (TLAS), do të firmosin të mërkurën, më datë 16 nëntor, ora 11.00 në mjediset e MPJ, një memorandum mirëkuptimi, që konsiston në nxitjen dhe asistencën për regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët nuk janë regjistruar ende në zyrat shqiptare të gjendjes civile.

MPJ angazhohet nëpërmjet përfaqësive konsullore që mbulojnë rrethin e juridiksionit në të cilin ka lindur fëmija, të kërkojë pranë autoriteteve përkatëse dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e fëmijëve. Ky regjistrim i fëmijëve të bëhet pa pagesë pranë zyrave të gjendjes civile.

NOA

KOMENTE