English

Parashikimi i motit për 16 nëntor 2011

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të ftohta dhe të thata duke bërë që moti i kthjellet të dominojë në Shqipëri. Në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash.

Gjatë pjesës së dytë të ditës nuk do të ketë ndryshim të situatës meteorologjike pasi kthjellimet do të jenë të pranishme në bregdet dhe zonat e ulëta me përjashtim të vranësirave të herë pas hershme në zonat malore. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe në mbrëmje deri në mëngjesin pasardhës.

Për sa i përket situatës termike, Temperaturat e ajrit si ato minimalet dhe ato maksimalet do të pësojnë rritje të lehtë në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht verior duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të jetë i ulët.

Europa

Edhe nesër pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet në kushtet e motit të qëndrueshëm. Në këto kushte do të ndodhet Europa Lindore, Qendrore, dhe Rajoni i Mesdheut. Ndërsa vranësira dhe reshje të dobëta dëbore do të mbeten prezente në Veri të Vendeve Nordike dhe në një pjesë të Rusisë. Shira të intensitetit të lartë do të ketë në Britani si dhe në një pjesë të Europës Jugore konkretisht veriu i Spanjës të cilat gjatë pjesës së dytë do të përfshijnë jugun e Francës. Problematike situata do të paraqitet në jug të Italisë pasi do të ketë shira të konsiderueshëm. Deti Egje do të mbetet i trazuar.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Finlanda do të rrezikohet për reshje të dendura dëbore

- Rusia do të rrezikohet për dëborë dhe temperatura të ulëta

- Jugu i Italisë do të rrezikohet për shira të konsiderueshëm

a.y/NOA

KOMENTE