English

Qeveritë e reja, Berisha uron Monti-n e Papadhimas

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA – Pas krijimi të qeverive të reja në Greqi dhe Itali, kryeministri Berisha ka uruar kryeministrat respektivë Lukas Papadhimas dhe Mario Monti.

“Kam ndjekur me kënaqësi e admirim karrierën Tuaj profesionale dhe atë politike, ndaj ruaj bindjen e thellë se me përkushtimin, profesionalizmin, vizionin e urtësinë që Ju karakterizon do të sillni një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin me sukses të situatës së krijuar si pasojë e kushteve jo të favorshme financiare në arenën europiane dhe në rikthimin e vendit Tuaj të madh, mik e aleat i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”, shkruan Berisha në telegramin e urimit drejtuar kryeministrit të ri Italian, Mario Monti.

Kryeministri i ka dërguar telegram edhe kryeministrit grek.

“Gjej rastin t’Ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht mbetemi të vendosur dhe të angazhuar për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja vendeve tona, si dhe për të zgjeruar e forcuar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve tanë”, nënvizon Berisha në urimin për kreun e qeverisë greke.

a.q/NOA

KOMENTE