English

Serbët e Kosovës aplikojnë për shtetësinë ruse: Kemi frikë, të ikim në Rusi

Beograd, 15 nëntor, NOA – Një dukuri e re po vihet re së fundmi në radhët e serbëve të Kosovës, ku me mijëra prej tyre po synojnë që të marrin shtetësinë ruse. Një lajm të tillë e kanë bërë me dije vetë mediat serbe, sipas të cilave, janë më shumë se 20.000 serbë të Kosovës që kanë aplikuar për marrjen e shtetësisë ruse.

Duke cituar të flasë për këtë dukuri Zlatibor Gjorgjeviç, një zëdhënës i Lëvizjes së Vjetër Serbe, këto media citojnë se i janë dorëzuar konkretisht 21.733 kërkesa për marrjen e shtetësisë ruse ambasadës së Federatës RuseBeograd.

Duke cituar më tej se letra në fjalë, i drejtuar Dumës Ruse, do të dorëzohet më pas, në dhomën e ulët të parlamentit rus nëpërmjet Ministrisë së Jashtme.

Gjorgjeviç e ka komentuar një akt të tillë me faktin “se serbët mund të kthehen në Rusi për më shumë mbrojtje”.

"Nga të gjitha mjetet e mundshme, ne jemi munduar për të marrë mbrojtje nga vendi ynë, por fakti që refuzojnë të na njohin, na shtyn të ndërmarrim një hap të tillë”, tha ai, duke shtuar se mbështetësit e tij nuk e njohin asnjë prej marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilat filluan këtë marsBruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, Marko Jakshiç, një udhëheqës serb në Kosovë, tha lidhur me këtë dukuri se më shumë se 20 000 serbë të Kosovës, të cilët kanë aplikuar për shtetësinë ruse javën e kaluar, janë duke vepruar kështu nga dëshpërimi dhe zhgënjimi në aftësinë e Beogradit për ta mbrojtur pakicën e tyre etnike.

"Ata që nënshkruan peticionin, jetojnë kryesisht në enklavat jugore në Kosovë, më larg nga kufiri administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", tha ai, siç citohet nga RIA Novosti.

"Si qytetarë rusë, ata do të jenë më të sigurt në krahasim me statusin e tyre aktual, kur Beogradi u ka kthyer shpinën atyre," shtoi Marko Jakshiç.

Si Serbia, edhe Rusia e kanë refuzuar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ndërsa serbët e Kosovës janë kundërshtuar hapur tek autoritetet shqiptarePrishtinë. n.e/NOA

Në foto: Flamuri rus & ai serb

KOMENTE