English

Sërish 17 nëntor, sërish dita e maces së zezë

Itali, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Edhe këtë vit është rikthyer sërish data 17 nëntor, ose “Dita e maces së zezë”, e cila i dedikohet felinëve me lëkurë të errët dhe në veçanti të atyre që sakrifikohen në rite apo transformohen në peliçe.

Sipas të dhënave të prezantuara nga AIDA (Organizata Italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit), janë numëruar 30 mijë mace të zeza në 2010 dhe 22 mijë të tjera në muajt e parë të 2011, rezultuar se janë vrarë vetëm në Itali.

Janë të shumtë qytetarët që vazhdojnë t'i drejtohen kësaj organizate duke rrëfyer zhdukjen e maceve të tyre nga shtëpitë në mënyrë tepër të dyshimtë.

Përdorimi i maceve në industrinë e peliçeve është shumë më i frekuentuar nga ç’mund të imagjinohet.

“Mjafton të mendoni – shpjegojnë – në brendësi të xhupave apo dhe kapelat që shiten në stalla me një material peliçeje”.

Kjo organizatë, për të protestuar vrasjet e shumta që kanë ndodhur ndaj “maceve të zeza”, ka ftuar të gjithë qytetarët që të ndezin nga një qiri mes natës së 17 dhe 18 nëntorit për të protestuar për shkak të kësaj “masakre absurde”.

r.b/NOA

KOMENTE