E mërkurë, 16 nëntor 2011, NOA - Sipas të dhënave të BE në Bruksel së shpejti në aeroportet evropiane ai që nuk do që ta kontrollojnë duke përdorur një skaner të plotë të trupit, mund të kërkojë një kontroll tjetër.
Veç problemeve shëndetësore në Evropë ka shumë që e refuzojnë këtë teknologji kontrolli, me anë të së cilës mund të dallohen mjaft saktësisht konturet e trupit, sepse e ndjejnë veten të shkelur në privatësinë e tyre. Kështu raporton Deutche Welle.
Prej disa kohësh në disa aeroporte të Evropës, p.sh. në Holandë apo në Britaninë e Madhe është futur në përdorim një teknikë, e cila sipas ekspertëve garanton një siguri më të madhe në aeroporte. Fjala është për të ashtuquajturin skanimi i trupit. Kjo teknikë e re kontrolli, e cila përdoret edhe në SHBA është shumë e diskutuar, sepse ka shumë pasagjerë që mendojnë se përmes një skanimi të tillë u preken të drejtat personale. Krahas çështjes, nëse skanerat truporë depërtojnë në një mënyrë të palejueshme në sferën private, kritikët kanë edhe një shqetësim tjetër: nëse rrezet që marrin personat që kontrollohen mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Disa sindikata pilotësh mendojnë se skanerat mund të transmetojnë doza të rrezikshme rrezatimi.
Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, së shpejti në aeroportet evropiane ai që nuk do që ta kontrollojnë për armë apo lëndë eksplozive duke përdorur një skaner të plotë të trupit, mund të kërkojë një lloj tjetër kontrolli. Rregullorja e re përkatëse për të ashtuquajturin skanimi i trupit do të hyjnë për në disa javë në fuqi.
a.q/NOA/DW