Korçë, 15 nëntor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte sot në qytetin e Korçës në ecjen sensibilizuese “Jo dhunës! Po dashurisë!”.
Në fjalën e saj Topalli u shpreh se, dhuna në familje është një çështje e të gjithë shoqërisë.
Topalli, në vijim të fushatës së saj në luftën kundër dhunës në familje theksoi edhe një herë se, “Dhuna në familje nuk është një çështje private por është një çështje e të gjithë shoqërisë. Ne, do jemi avokate të nënave e grave shqiptare në këtë kauzë që është kauzë e së drejtës”
Ajo tha se të gjitha gratë të pranishme në këtë shesh, të bashkohen për të luftuar së bashku duke e cilësuar këtë si një çështje të së drejtës, çështje në të cilën gratë besojnë fort shpirtërisht, të bindura se mund ta luftojnë dhe se mund ta reduktojnë.
Personalitete të jetës publike, mjekë, artistë, mësues mbështetën dhe përshëndetën këtë takim të madh sensibilizues, ndërsa pëllumba të bardhë mbushën qiellin si simbol i paqes.
a.y/NOA