Paris, 16 nëntor NOA - Gjaku artificial i krijuar në laboratorë për herë të parë është bërë transfuzion tek një vullnetar. Ai është përftuar nga qelizat kocave të palcës tek personat. Sipas revistës britanike “New Scientist”, kjo tentativë transfuzioni gjaku artificial është kryer nga Universiteti Pierre dhe ai i Marie Curie në Paris. Është një hap i konsiderueshëm drejt përdorimit të gjakut artificial, nga i cili do të kemi shumë nevojë duke parë situatën e përgjithshme të donatorëve të gjakut në mbarë botën. r.b/NOA