Romë, 17 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Shtatzënia e padëshiruar është një makth i vërtetë për një adoleshent në dy të tillë.
Ajo çka është akoma më e rëndë në të rinjtë e sotëm është fakti se pjesa më e madhe e tyre e injorojnë pothuajse të gjithë, pjesën e masave mbrojtëse që duhet të marrin.
Në këtë mënyrë, adoleshentët janë të frikësuar, por në krahun tjetër nuk duan të marrin mjete mbrojtëse, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Është një dhënë e cila publikohet nga Organizata Italiane e gjinekologjisë që ka kryer një studim në mbi 11 mijë persona duke ruajtur të dhënat e tyre mbi mbrojtjen në aktet seksuale, që nga viti 2007.
Rezultatet janë prezantuar me rastin e konventës kombëtare të organizatës italiane të gjinekologjisë në Romë dhe atje është ngritur alarmi se shtatzënitë e padëshiruara që përfundojnë në dështime po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese.
r.b/NOA