English

Arrestohen 2 mjekë në Durrës, shkaktuan vdekjen e sportistit

Durrës, 16 Nëntor 2011 NOA – Vdekja e volejbollistit durrsak, ka ardhur mjekim i pakujdesshëm që solli pasoja të rënda dhe për këtë, përgjegjës janë dy mjekë, një kirurg dhe një reanimator.

Pohimin e bëri sonte policia e drejtorisë rajonale në Durrës, raporton korrespondenti i agjencisë ëëë.noa.al.

Zyrtarisht policia tha sonte se në vijim të punës intensive të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës mbi hetimin e ngjarjes së ndodhur më datë 13 shtator 2011 për identifikimin e autorëve të plagosjes dhe shkaqeve që çuan në vdekjen e këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Durrës, me vendime penale të ditës së sotme, përcaktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj dy mjekëve Dalip Çela, 54 vjeç, banues në Durrës, mjek Kirurg pranë Spitalit Rajonal Durrës dhe Nuri Qyra, 51 vjeç, banues në Durrës, mjek Reanimator pranë Spitalit Rajonal Durrës.

Sektori Kundër Krimeve Ndaj Personit Durrës konfirmoi se ekzekutoi pasditen e sotme masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj dy mjekëve të Spitalit Rajonal Durrës lidhur me vdekjen e 24-vjeçarit Juxhin Guza.

Këta mjekë akuzohen për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm pasi dyshohet se më datë 13 shtator 2011, si pasojë e neglizhencës në detyrë dhe mjekimit të pakujdesshëm, i kanë shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin 24 vjeçarit Juxhin Guza, i cili ka humbur jetën pas disa orësh në këtë spital.

Guza u qëllua me thikë në hyrje të pallatit ku banonte, në lagien numër 5 të Durrësit, dhe pas 18 orë qëndrimi në spital, ai humbi jetën.

Sipas të afërmeve të Guzës, të hënën e 13 shatorit pas mesnate Juxhini u qëllua në hyrje të pallatit në lagjen numër 5 në Durrës, me thikë nga disa grabitës. Familjarët treguan se 24-vjeçari sapo kishte marrë motrën në aeroport dhe po ngjiste valixhet në shtëpi.

Policia e Durrësit u angazhua për ditë me radhë për motivin e vrasjes dhe identifikimin e autorëve, të cilët sipas të afërmeve kanë qenë dy persona, por deri tani nuk është hedhur dritë mbi këtë çështje.

Në këto kushte, strukturat e Policisë Durrës vijojnë punën në drejtim të identifikimit të autorëve të kësaj ngjarje, duke lënë në dispozicion të personave që posedojnë informacione të sakta mbi autorësinë e saj shumën prej 30.000 eurosh.

Me qëllim garantimin e anonimatit, këto informacione mund t?i besohen drejtuesve të Policisë Qarkut Durrës në numrat 0694102987 dhe 0694102733.

e.t/NOA

KOMENTE