English

Avokati: Timoshenko është sëmurë, nuk po kurohet

Kiev, 16 nëntor 2011, NOA- Ish-Kryeministria Ukrainase Iulia Timoshenko është e sëmurë dhe është në burg e nuk po kurohet në mënyrën e duhur.

Kështu shprehet Serghei Vlasenko, njëri nga avokatët e ish-zonjës së hekurt, në sajtin zyrtar të saj.

Sipas avokatit heroina e revolucionit portokalli ka ndenjur shtrirë në krevat për 10 ditë me radhë dhe deri dje nuk i është dhënë asnjë kurë mjekësore, dhe as ndonjë diagnozë e kualifikuar.

a.y/NOA

KOMENTE