English

Bashkia e Tiranës përkujton 67 vjetorin e çlirimit të Tiranës

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA - Nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti nderuan dëshmorët e Atdheut të rënë për çlirimin e Tiranës në përkujtim të 67 vjetorit të kësaj ngjarje. Dy nënkryetarët e Bashkisë, krerët e Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Prefekturës së Tiranës, Këshillit të Qarkut, kryetarët e njësive bashkiake dhe të Shoqatave të Veteranëve të Luftës, vendosën kurora pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Të pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve nën tingujt e Bandës së Qytetit, ishin edhe drejtuesit e Njësive Bashkiake.

I pyetur nga media për arsyen e ceremonisë tek memoriali “Nënë Shqipëri”, nënkryetari i Bashkisë u shpreh se është një zgjedhje e natyrishme.

“Unë mendoj se është një zgjedhje e natyrshme, pasi luftëtarët e Rezistencës që u sakrifikuan për çlirimin e qytetit i takojnë dëshmorëve të Shqipërisë. Ata prehen pranë dëshmorëve të tjerë dhe kjo ditë e çlirimit të qytetit është në kujtim e në respekt të tyre dhe është e natyrshme që edhe homazhet të bëhen pranë Varrezave të Dëshmorëve”, u shpreh Panariti.

a.q/NOA

KOMENTE