English

Itali, kabineti i ri qeveritar betohet te Napolitano

Romë, 16 nëntor 2011, NOA- Pak minuta më parë i gjithë kabineti qeveritar italian, duke filluar nga Kryeministri Mario Monti e te ministrat bënë betimin për detyrën e marrë, para Presidentit të vendit Giorgio Napolitano.

Në betimin e bërë para Kreut të Shtetit dhe qytetarëve italian Kryeministrti Monti u shpreh se, “Betohem se do jem besnik i Republikës duke u bazuar në Kushtetutë e ligj, në interes të kombit”.

Më herët Monti prezantoi publikisht edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, ku bie në sy fakti se çështjet ekonomike i janë lënë në dorë teknikëve duke lënë mënjanë emra politikanësh. Kështu, vetë Kryeministri i ri Mario Monti, i njohur për kontributin e tij në ekonominë europiane, do të jetë edhe ministri i ri i Ekonomisë, ndërsa ministrat njëri pas tjetrit bënë betimin dhe u zotuan për detyrën e re duke shprehur angazhimin maksimal për përmbushjen e saj.

Përbërja e qeverisë Monti:

1. Mario Monti, Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë

2. Antonio Catricala, Zv.Kryeministër

3. Anna Maria Cancellieri, ministër i Brendshëm

4. Paola Severino, ministër i Drejtësisë

5. Giampaolo Di Paola, ministër i Mbrojtjes

6. Corrado Passera, ministër i Zhvillimit Ekonomik

7. Giulio Terzi di Sant'Agata, ministër i Jashtëm

8. Francesco Profumo, ministër i Arsimit

9. Lorenzo Ornaghi, ministër i Kulturës

10. Mario Catania, ministër i Bujqësisë

11. Renato Balduzzi, ministër i Shëndetësisë

12. Enzo Moavero Milanesi, ministër për Marrëdhëniet me BE

13. Elisa Fornero, ministre e Punës

14. Corrado Clini, ministër i Mjedisit

15. Piero Gnudi, ministër i Turizmit dhe Sportit

16. Piero Giarda, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

a.y/NOA

KOMENTE