Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA – Nën dyshimet për korrupsion me tendera, dhjetë zyrtarë të administratës shtetërore janë shoqëruar paraditen e sotme në policinë e Tiranës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Burime nga policia bëjnë me dije se zyrtarët i përkasin Ministrisë së Ekonomisë, dhe pikërisht një drejtorie të veçantë të saj, asaj të Metrologjisë dhe Kalibrimit në METE.
Mes dhjetë zyrtarëve të shoqëruar në polici është edhe drejtori për Tiranën, i Metrologjisë.
Megjithatë detajet e aksionit policor pritet të bëhen publike nga krerët e Policisë së Tiranës.
mit/NOA