English

Mit’hat Havari: Nuk kam vdekur, që Edi Rama të më shfrytëzojë

Ish-Drejtori i Policisë Ndërtimore Mit’hat Havari thotë se merita e prishjes së Parkut Rinia nuk është e Edi Ramës. Sipas Havarit, z. Rama ishte kundër prishjes së Parkut, pasi kërkonte të mbronte disa miq të tij.

“Merita e prishjes së Parkut Rinia i bie që të jetë e shtetit, në përgjithësi. Pikërisht, se Rama nuk është vetë protagonist, çfarë bënë, e eklipson këtë më shumë strategji, me shumë djallëzi dhe kërkon të largojë vëmendjen. Ky është një turp i madh, që të grabitësh kontributet e të tjerëve. Për mendimin tim, është gjë shumë e rëndë. Në gjithë atë çfarë ka bërë dhe thënë në libër, mashtron në mënyrë totale. Por ul vetëm vlerën e tij dhe asgjë tjetër”, - thotë z.Havari në intervistën dhënë për tv Klan pasditen e sotme.

Intervista e plotë

Z. Havari ju keni qenë drejtues i Policisë Ndërtimore në qeverisjen socialiste. Duke lexuar librin e tij “Kurban” thuhet se ka qenë ai që i ka propozuar kryeministrit Meta në atë kohë prishjen e Parkut Rinia. A është e vërtetë kjo gjë?

Për mua është e pavërtetë. Ai mashtron në ato pak rreshta që shkruan për Parkun Rinia. Ai e ka eklipsuar Parkun Rinia, si një operacion jashtëzakonisht i vështirë për kohën dhe shumë shpresëdhënës për popullin në atë kohë. Sepse Tirana dhe gjithë Shqipëria ishte e mbuluar nga ndërtimet e paligjshme. Unë e lexova me vëmendje dhe pashë atë helmin që kish derdhur, kryesisht nga ish-kryeministrit Ilir Meta. Nuk mund t’i kërkonte Edi Rama Ilir Metës që të prishte Parkun Rinia. Për arsyen e thjeshtë se është vetë Edi Rama, që në libër, pak rreshta më poshtë e kundërshton këtë. Ai thotë se i thashë Ilir Metës që duhet prishur Parku Rinia, dhe Ilir Meta, sipas Ramës i paska thënë: “Nuk është koha për të prishur tani Parkun Rinia, për arsye sociale dhe politike”. Pa lidhje logjike në shkrim Rama, pak rreshta më poshtë në libër thotë se; Ilir Meta për t’i treguar muskujt Fatos Nanos, pasi sipas Ramës në atë kohë Meta nuk ka pasur marrëdhënie korrekte me Nanon, i futi ruspën Parkut Rinia. Pra të kërkosh që të prishet dhe pastaj të thuash që Meta i futi ruspën Parkut Rinia është kontradiktore. Nëse Meta vendosi të prish Parkun Rinia, edhe sikur të jetë ë vërtetë që e bëri për Nanon, Rama ishte i treti që përfitonte nga kjo gjë dhe i plotësohej një dëshirë dhe duhet të thoshte “ok z. Meta, të falënderoj për iniciativën që more”. Pra që këtu z. Rama bie ndesh më të vërtetën. Edi Rama nuk ka dashur që të prishet parku Rinia. Unë jam dëshmitar okular i kohës. Kurse ky merr në mbrojtje mikun e tij dhe një mik tjetër të ish-kryeministrit, që kishte shumë medalje në sport, duke i bërë të veçantë nga pjesa tjetër e pronarëve. Për mua si Mi’that Havari të gjithë ishin të barabartë. Kur u ndërtua operacioni i prishjes së parkut Rinia të gjithë ju nënshtruan ligjit, edhe miqtë e Ramës edhe miqtë e dikujt tjetër. Në fund funksioni shteti ligjor dhe ju kthyen shpresat njerëzve. Kjo është e vërteta absolute. Por pse e bënë Rama këtë gjë? Duke mos qenë vetë protagonist tek operacioni kryesor, se populli nuk mban mend lumin Lana, mban mend Parkun Rinia dhe protagonist i Parkut Rinia nuk ishte Edi Rama.

Kush ishte protagonist?

Protagonist ishte Ilir Meta, i cili vendosi që të prisheshin, sepse ai ishte nga ana ligjore fuqiploti i qeverisë dhe pastaj drejtuesi i institucionit që isha unë.

Merita e prishjes së Parkut Rinia i bie që të jetë e shtetit, në përgjithësi, e të gjitha institucioneve. Njerëzit i mbajnë mend emrat, sepse ka pasur përplasje të forta në atë kohë. Pikërisht, se Rama nuk është vetë protagonist, çfarë bënë, e eklipson këtë më shumë strategji, e fsheh me shumë djallëzi dhe kërkon të largojë vëmendjen dhe të merret me Lanën dhe me ca xhama që tregon aty në libër formë përrallsh.

Çfarë meritash ka z. Rama në këtë proces?

Kur neve nga mblodhi ish-kryeministri Ilir Meta në zyrën e tij, ministër i Mbrojtjes, Ministër i Brendshëm, sepse ishte një operacion i madh dhe i vështirë, ishte në atë kohë tabu, shumë njerëz nuk e besonin se kjo do të ndodhte. Kjo për shkak edhe të legjendave që mbillni, jo kjo pronë është e “x” kjo e “y”, jo s’do guxojnë këtu, etj. Ilir Meta dha detyra konkrete dhe tha; Parkun Riania do të godasë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Ndërtimit që është Mit’hat Havari, njëkohësisht dhe shef Operacioni, sepse normal që unë do të merresha me atë punë, s’kishte kush të ishte tjetër. Ministri i Mbrojtjes, do të hiqet me makinat e ushtrisë të gjitha inertet, pasi të ketë përfunduar gjithçka. Rama përmend me ligësi në libër se Ministria e Brendshme dhe policia nuk mbështeste operacionin. Në fakt detyra që ju dha policisë ishte pikërisht mbështetja e operacionit dhe nuk guxonte njeri të shkelte ligjin dhe të mos e zbatonte. Këtu Rama bien kokë e këmbë dhe më vjen keq që të kërkosh të marrësh meritat e liderit kur je marrë vetëm me barishte. Në atë mbledhje Bashkisë ju caktua vetëm procesi i gjelbërimit, kur të kishte mbaruar gjithçka. Edi Rama nuk kishte strukturë, s’kishte as inspektorat ndërtimi në Bashki, as Polici Bashkiake, të cilat i ka ndërtuar pas vitit 2005. Unë varesha direkt nga Kryeministri, isha emërtesë e tij dhe jo e Edi Ramës. Në këto kushte, atij (Ramës) i binin të gjitha të drejtat ekskluzive që të vendoste. Ai ishte thjeshtë një spektator. Madje, dua të kujtojë, për 4 ditë rresht ai e ka mbyllur telefonin për shkak të presionit që kishte nga njerëzit e tij. Mua, Mit’hat Havarit nuk guxonte kush të më bënte presione. Nuk më ka marrë kush në telefon. Nuk mund të bëjë viktimën dhe të thosha se më kanë terrorizuar. Absolutisht jo. Kjo është historia, u Pastrua Parku, u bë gjelbërimi dhe sot ky është vend në shërbim të qytetarëve, sepse ishte vullneti i gjithë institucioneve shtetërore. Edi Rama s’duhet ta kujtoj me kaq mburrje. Ai ka punuar ka merita të tjera, populli e ka votuar, megjithëse këtë herë s’ia dha votën. Por si burrë shteti që do të bëhet duhet të jetë i kujdesshëm me ato që thotë, të mos cënojë dinjitetin e njerëzve.

Ky është një turp i madh, që të grabitësh kontributet e të tjerëve. Për mendimin tim, është gjë shumë e rëndë. Në gjithë atë çfarë ka bërë dhe thënë në libër, mashtron në mënyrë totale. Por ul vetëm vlerën e tij dhe asgjë tjetër. Thotë aty në libër gjera të pavërteta për mua, ka derdhu helm e vlerë, për arsye se unë jam dyshimtar okular i kohës dhe kjo gjë atë e trondit. Nëse do të kisha vdekur, po do të shfrytëzonte këtë gjë. Por ai me këtë libër ka dalë zbuluar dhe nuk mund të mashtrojë. Unë nuk kam pasur aleat asnjë as Ramën dhe as Metën. Unë zbatoja ligjin dhe detyrën që ma dha. Duke qenë se unë nuk kam më poste publike, Rama është përpjekur disa herë të marrë meritat. Diçka ja ka thënë Meta në një deklaratë pak kohë më parë, kur i kujtoi se nuk ke as 1 të 1000-ën e kontributit që ka Mit’hat Havari. Meta e ka thënë për arsyet e veta, nuk dua t’i hyj kësaj çështje, por ajo që shkruan në libër Rama është e ulët dhe e patolerueshme. Një mashtrim.

KOMENTE