English

Pasqyra e shtypit, 17 nëntor 2011

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 17 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Blushi: E vërteta e rivalitetit me Ramën në letërsi, Berisha banal”. Argumente të tjerë të gazetës: “Vrasja e volejbollistit, arrestohen dy mjekët e spitalit të Durrësit”; “Pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu në gjendje të rëndë në spital, vuan nga zemra dhe mushkëritë”; “Debate te Komisioni i Ligjeve, Sulaj-Fino: Nano ju bëri milioner dhe e hoqët”; “Opozita bojkoton, tension dhe protesta në Fier, mazhoranca merr kreun e Qarkut”; “Krimet e luftës në ballkan, sfida e pajtimit mbi plagët e hapura”; “Sistemi me baba, opinion nga Ardian Vehbiu”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Krimi, situatë alarmante në Shqipëri”. Tituj të tjerë: “Spartak Ngjela: Nëse Gjykata e Lartë dënon ligjin, kjo do të jetë njolla më e lartë”; “PD-LSI realizojnë planin, përmbyset qarku i Fierit”; “Behari i dy kurbaneve, opinion nga Artan Lame”; “Pollo thellon konfliktin me Olldashin”; “Qeveria shkurton fondet e Agjencisë së pronave”; “Leka Zogu në gjendje kome në spital”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Në reanimacion. Leka Zogu në spital, në rrezik për jetën”. Argumente të tjerë: “Plasari: Enver Hoxha, homoseksualiteti i tij shfaqet në përshkrimin e shokëve të rinisë”; “Nazarko: Biseda me Gorbaçovin në Rusi”; “Pacolli larg presidencës nga Armand Shkullaku”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Mithat Havari: Edi Ramna mashtroi me ‘Kurbanin’. Parkun ‘Rinia’ e prishi Ilir Meta”. Tituj të tjerë: “Sulmi ndaj librit të Fevziut, hajduti thërret hajdutin”; “Pas paktit konsensusi merr formë në Kuvend”; “Pretendenti i fronit mbretëror në gjendje kritike”; “I dha vjehrrit pronën e tjetrit, pranga ish-kreut të hipotekës”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Ftesë për duel. Fevziu: Përgjigjuni për krimet”. Argumente të tjerë: “Leka Zogu I në koma. Mjekët: Në gjendje të rëndë”; “Kush do e shpëtojë Shqipërinë, opinion nga Dritan Hila”; “Zbardhen debatet e ashpra, sherre të ashpra në komision. Sulaj-Finos: Ju e shitët Nanon”; “Sot varrimi i shenjtores Eleonorë”.

E përditshmja “Shekulli ka si argument kryesor të ditës shkrimin: “72 vjeç, Leka Zogu rëndë në spital”. Tituj të tjerë: “Sherr në Kuvend për Bamir Topin dhe ‘milionerët’ e Fatos Nanos”; “Të ardhurat në buxhet ja përse nuk i del llagaria qeverisë”; “Vajza e Eleonorës: Si e gjeta trupin e nënës”; “Sheshi i Tiranës dhe një hartë e 1916-ës”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE