English

Policia: Ja 9 zyrtarët e arrestuar të Metrologjisë

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA - Policia e Tiranës ka publikuar pak minuta më parë emrat e zyrtarëve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar sot paradite me akuzën “Për shpërdorim detyre”. Zëdhënësja Alma Katragjini tha se 9 prej tyre janë arrestuar pas operacionit të koduar “Kalibrimi”, një bashkëpunim i njësisë Taska - Force të prokurorisë dhe Seksionit Kundër Korrupsionit në Policinë e Tiranës.

Arrestimet janë bërë pas ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës së Tiranës me akuzat për korrupsion pasiv, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Personat e arrestuar janë:

Roland Çelmeta, zv/drejtori i përgjithshëm i DMK Moisiu musabelliu, zv.drejtori drejtorisë rajonale për Tiranën Kristaq Thanasi, inspektor Hetem Basho, inspektor Armand Xhika, inspektor Armand Shuapi, inspektor Agron Damsi, inspektor Sokol Lami, inspektor Është shpallur në kërkim një inspektor tjetër

Policia tha se këto persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe të tjerë gjatë 7 muajve të hetimit, kryenin kalibrime fiktive në pika karburanti, furra buke apo dyqane ushqimore, nuk jepnin faturat e TVSH-së, nuk derdhnin të ardhurat në arkën e shtetit dhe kërkonin ryshfete për kalibrimin fals të produkteve që shiten.

Sipas policisë së Tiranës, strukturat përkatëse filluan procedimin penal pas kallëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, sipas së cilës dyshohet se këta zyrtarë nuk derdhnin në arkën e shtetit të ardhurat e kontrollit që kryenin sikundër i detyronte ligji.

a.q/NOA

KOMENTE