Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi sot në mesditë në Repartin e Neurokirurgjisë, Leka Zogun I, i cili po mbahet nën mjekim intensiv për shkak të problemeve shëndetësore pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
I shoqëruar në këtë vizitë nga anëtarë të Kabinetit dhe Drejtori i Shërbimit të Reanimacionit, Prof. Mentor Petrela, Presidenti Topi, pasi u prit nga i biri, Leka Zogu II, u informua fillimisht mbi gjendjen shëndetësore të Leka Zogut I, duke shprehur njëkohësisht vlerësimet për përkujdesjen dhe përkushtimin e treguar nga i gjithë stafi mjekësor.
“ I urova shërim të shpejtë dhe nuk e teprova duke qëndruar më shumë, sepse gjendje të tilla patjetër që kërkojnë qetësi. Gjithsesi komunikimi me të ishte i ngrohtë dhe do të thoja, atë që është shumë e rëndësishem në të tilla situata, shumë i kthjellët. Sipas Profesor Petrelës, ajo gjendje e riakutizuar nga problemet shëndetësore, tani po ristabilizohet”, tha presidenti.
a.q/NOA