English

PS voton ligjet me 3/5, Ruçi: Ndalni dhunën në këshillat e qarkut

Tiranë, 17 nëntor 2011,NOA/Albana Qehajaj – Vetëm 2 ditë pas marrëveshjes me demokratët, opozita ka mbajtur fjalën duke votuar ligjet në Kuvend, sidomos ato që duan të paktën 84 vota. Kështu, pak minuta më parë, PS e PD në seancë kanë votuar me konsensus me 124 vota pro, ligjin “Për Bankat” por edhe “Kodin Hekurudhor” si edhe ‘Kodin Ajror”, duke shënuar kështu një hap të ri në marrëdhënien thuajse të paralizuar të socialistëve me Kuvendin.

Menjëherë pas votimit, kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi i është rikthyer votës së 8 Majit dhe vjedhjes, që sipas tij, po vazhdon të bëhet në Fier e Gjirokastër, për ngritjen e këshillave të qarqeve.

“ Jam këtu për t’i thënë Bërishës se opozita do t’i qëndrojë marrëveshjes për ligjet.

Por, nëse mazhoranca nuk ndal veprimet banditeske, jo vetëm që klima politike nuk do përmirësohet, por mund të përkeqësohet. Ndalni këtë klimë! Nëse këto veprime nuk ndalojnë, ju paralajmërojmë se përgjegjësia morale do jetë e juaja”, iu drejtuar Ruçi deputetëve të mazhorancës dhe drejtuesve të koalicionit qeverisës.(Vijon)

a.q/NOA

KOMENTE