English

Qeveria Papademos merr votëbesimin në parlament

Athinë, 16 nëntor 2011, NOA- Pas disa ditësh debat në parlament ditën e sotme qeveria e re greke ka marrë votëbesimin.

Kryeministri Lukas Papademos dhe kabineti i tij që do të drejtojnë për 3 muaj jetën e vendit u përballën prag-mbrëmjen e sotme me votat e 293 ligjvënësve grek dhe 255 prej tyre i dhanë “Ok” fillimit të punës së Qeverisë së re.

Kundër kësaj qeverie votuan 38 deputetë, ndërsa tashmë ministrave dhe kreut të Qeverisë do të ketë për detyrë zbatim të masave anti-krizë.

Qeveria e Re Greke

Kryeministër Lukas Papademos

Zëvendëskryeministër Theodoros Pangalos

Zëvendëskryeministër Evangelos Venizelos

Ministri i Financave Evangelos Venizelos

Ministri i Jashtëm Stavros Dimas

Ministri i Mbrojtjes Dimitris Avramopoulos

Ministri i Brendshëm Anastasis Janicis

Ministri i Ambientit e Energjisë Jorgo Papakonstantinu

Ministre e Edukimit Ana Diamanotopulu

Ministri i Reformës Administrative Dimitris Repas

Ministri i Konkurrencës Mikalis Krisokoidis

Ministri i Shëndetit Andreas Loverdos

Ministri i Transportit Janis Ragousis

Ministri i Agrikulturës Kostas Skandalidis

Ministri i Transportit Voridis Mavrudis

Ministri i Punës Jorgos Kutrumanis

Ministri i Zhvillimit Rural e Ushqimit Kostas Skandalidis

Ministri i Drejtësisë Miltiadhis Papajoanu

Ministri i Mbrojtjes Qytetare Kristos Papucis

Ministri i Kulturës e Turizmit Pavlos Geroulanos

Ministri i Shtetit e zëdhënës Jorgos Stavropoulos

a.y/NOA

KOMENTE