Uashington, 16 nëntor 2011, NOA- Pas të shtënës së të premtes së kaluar të ndodhur në ambientet afër Shtëpisë së Bardhë, është lëshuar një mandat arresti ndaj një të riu 21 vjeçar.
Këtë lajm e bëjnë të ditur burime të sigurisë amerikane, “Agjentët tanë ishin në rrugën e 16-të në Constitution Avenue kur dëgjuan të shtëna dhe panë dy persona të largohen me vrap, njëri prej tyre u gjet vetëm pak më pas”, u shpreh zëdhënësi i shërbimeve sekrete amerikane Ed Donovan.
a.y/NOA