English

Topi nuk tërhiqet, propozon Bujar Leskajn si kreun e KLSH-së

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pas refuzimit që mazhoranca i bëri emrit të Sali Shehut, presidenti i republikës Bamir Topi ka dekretuar sot një tjetër emër për kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në faqen zyrtare të presidencës është publikuar dekreti i fundit i presidentit, i cili ka propozuar Bujar Leskajn si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në të thuhet se “Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, dekretoj që Z. Bujar Leskaj t`i propozohet Kuvendit për t`u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Rreth dy javë më parë, mazhoranca në komisionet kuvendore, si atë të ekonomisë apo të ligjeve ka rrëzuar propozimin e presidentit për Sali Shehun. Vetë kryeministri Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit tha se kreu i shtetit po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos u konsultuar me Kuvendin për propozimet e tij për institucionet e pavarura.

Cili është njeriu i propozuar nga presidenti Topi?

Bujar Farudin Leskaj. Ka lindur në 3 korrik 1966, në Vlorë. I martuar dhe ka kater femije Grada shkencore: Doktor i Shkencave ekonomike. Edukimi: UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera - 1990; Inxhinier nafte UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë - 1998; Ekonomist UT, Fakulteti i Drejtësisë - 2002; Jurist Universiteti i Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) - shkurt-qershor 2003. UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat - 2004; Universiteti Bamberg, Gjermani - specializim për Financat publike - 2005 (shkurt). Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006); Master në Financë ( Qershor 2006 ) Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri" (2009). Veprimtaria profesionale: 1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë, 1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë, 1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, 2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës “Paraja dhe Banka”, 2005 - 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Tetor 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”. Veprimtaria politike: 1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së; 2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së; 2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë; 2005 - 2009: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ( qarku i Vlorës) Shtator 2005 - Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit 2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Librat e botuar: 1 - "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009", Tiranë 2009 2 - "Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)", Tiranë 2009 3 - "Senjorazhi” – Punim Doktorature, Tiranë 2009 4 – “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011 5 – “Leksione në Financë” (Pjesa e I), Tiranë 2011; 6 – “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar) – Tiranë 2011. a.q/NOA

KOMENTE