Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore njoftoi se gjashtë shtete evropiane kanë raportuar se po konstatojnë valë radioaktive me ritme intensive në orët e fundit, gjë që thuhet se dëshmon që ndonjë qendër e panjohur nuk ka ndërprerë rrezatimin radioaktiv.
Agjencia e bazuar në Vjenë theksoi se “ANEB (IAEA) vazhdon të jetë në kontakt me disa shtete evropiane për të gjetur shkaktarin dhe origjinën për iodinin 131”, ndërsa theksoi se nuk ka ndonjë kërcënim të madh shëndetësor.
Mësohet se elementi radioaktiv është zbuluar në atmosferën mbi Çeki, Austri, Sllovaki, Gjermani, Suedi, Francë dhe Poloni.
ANEB u lajmërua për këtë problem të premten por sinjalet janë se fenomeni nuk ka të ndalur.