English

Arrestohet 22-vjeçari, u largua pa paguar nga pika e karburantit

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA – Pasi ka marrë 1 000 lekë naftë nga një pikë karburanti, një ri i ri, ka shkelur gazin e makinës dhe është larguar duke mos i dhënë paratë punonjësit. Ngjarja ka ndodhur dje në Tiranë dhe autori i saj është Armand Zenel Latifi, 22 vjeç, banues në Kombinat në Tiranë, i proceduar më parë për vjedhje.

Pas padisë së bërë nga punonjësi i karburantit, policia ka arritur të arrestojë rreth orës 04.00, në Bulevardin “Bajram Curri“.Policia ka arritur ta arrestojë në tek sheshi “Rilindja” në Tiranë.

Sipas padisë, Latifi ka qenë me një makinë “BMV“, ngjyrë e zezë, me targa SH 8387 D, dhe është larguar me shpejtësi duke mos paguar paratë.

a.k/NOA

KOMENTE