SHBA, 18 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Bradley Cooper është kurorëzuar nga revista e famshme People, si “Mashkulli më seksi i 2011”.
Aktori 36-vjeçar, që debutoi në një episod të “Sex and the city”, i njohur gjerësisht si protagonist i “Hangover”, i ka mundur të gjithë meshkujt e tjerë VIP, në sajë të sharmit të tij me sytë blu dhe buzëqeshjen “vrastare”.
Por edhe pse u vleresua për të tilla cilësi, ai shumë shpejt ai do të jetë në rolin e djallit në filmin e tij të ri “Paradise Lost”.
Në lidhje me këtë çmim aktori ka deklaruar se ndihet një mashkull shumë normal, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Ndërroj shumë shpesh mendim për veten time”,- pohoi Cooper, - megjithatë dua të them se ime më u gëzua së tepërmi kur mori vesh se isha zgjedhur si mashkulli më seksi”.
r.b/NOA