English

Brazil, piranjat sulmojnë pushuesit

Brazil, 18 nëntor NOA - Peshqit piranja janë duke sulmuar pushuesit në lumin Paraguai, të qytetit brazilian të Caceres, duke përhapur panik dhe terror mes turistëve. Në dy javët e para të nëntorit janë regjistruar 12 raste, praktikisht një sulm për çdo ditë. Sipas autoriteteve lokale është hera e parë që regjistrohet një fenomen i tillë në këtë zonë, veçanërisht në plazhin turistik të Daveron. “Duhet të bëjmë shumë kujdes kur ndodh kafshimi – shpjegoi rreshteri Raul Castro de Oliveira – duhet të dalim menjëherë nga uji, për të evituar shpërndarjen e gjakut, gjë që shkakton sulmin masiv të këtyre peshqve”. Piranjat, që kanë një gjatësi prej 10 deri në 20 centimetrash, janë ekzemplar peshqish tepër agresiv dhe me dhëmbë shumë të mprehtë. r.b/NOA

KOMENTE