Fier, 18 nëntor 2011, NOA - Lufta për kryetarin e ri të Kwshilli tw Qarkut të Fierit ka bërë që në pak minuta godina e qarkut të rrethohet nga forca të shumta policie.
Korrespondenti i agjencisë NOA.al raporton se, gjatë ditws në zyrën e kryetarit të Këshillit të Qarkut ka hyrë socialisti Vangjel Ndreka, i cili pretendon se ka fituar mandatin. Ndërkohë, pak orë më pas përfaqësues i Partisë Demokratike Artur Shehu, i zgjedhur më 16 nëntor, kërkonte të merrte detyrën e kryetarit , të fituar dy ditë më parë. Informacionet pohojnë se mes dy kandidatëvë ka patur debate, ndërkohë që në sheshin përpara godinës kanë mbërritur edhe një numër i madh simpatizantësh të Partisë Socialiste.
Socialisti Ndreka pretendon se, pas vendimit dje të gjykatës së Apelit në Vlorë ai do të udhëheqë në krye të qarkut. Nga ana tjetër, prefekti i Fierit Bujar Hasaj natën e mbrëmshme në një deklaratë për mediat ka sqauar se kërkesën në të dyja gjykatat e ka pushuar paraditën e së enjtes, pasi objektivi i saj është përmbushur më datë 16 nëntor, kur në mbledhjen me 56 anëtarë ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të qarkut. a.q/NOA