Gjermani, 18 nëntor NOA - Quhet Jefferson Agustin Farfan Guadalupe, por që nga të gjithë njihet si Jefferson Farfan. Aktualisht luan në radhët e skuadrës gjermane të Schalke 04, është me origjinë peruane dhe ka shumë pak kohë që ka mbushur 27-vjeç. Është ëndrra e re e presidentit të Napolit De Laurentis dhe është një ëndërr e arsyetuar pasi në muajin maj lojtarit në fjalë i skadon kontrata me klubin gjerman. Ai mund të luajë si mesfushor krahu ashtu dhe si një sulmues i avancuar, me pak fjalë një lojtar ideal për tridentin e teknikut Mazzarri. r.b/NOA