English

Forumi i Gruas së PD, zgjidhen strukturat drejtuese në Librazhd

Librazh, 17 nëntor 2011, NOA – “Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është forumi politik më aktiv që ka nxitur pjesëmarrjen e gruas në politikë dhe në vendimmarrje”. Kështu deklaroi në Librazhd, Kryetarja e LDGSH-së, njëkohësisht deputete në Parlament, Albana Vokshi gjatë punimeve të Kuvendit të degës, ku u votua për strukturat drejtuese të Lidhjes Demokratike të Gruas në këtë rajon, të qarkut Elbasan.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi theksoi rëndësinë e përfshirjes së aktivisteve të LDG-së në të gjitha proceset e zhvillimeve demokratike në vend. Ajo u shpreh se numri i grave në Parlament dhe në institucionet politikëbërse është rritur, duke krijuar më shumë hapësira për respektimin e të drejtave të grave.

Gjatë takimit, Vokshi u ndal edhe në rëndësinë që ka ristrukturimi i kësaj organizate. Ajo u shpreh se LDGSH numëron mbi 10 mijë anëtare dhe pritet që ky numër të dyfishohet.

Në takim ishte i pranishëm dhe deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Rrahim Çota, i cili vlerësoi rolin e LDG-së, Librazhd në procesin e zgjedhjeve vendore. Po sot, Kuvendi votoi dhe për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas, Librazhd, ku kandiduan: Ardiana Telhallari dhe Xhuljeta Borici (Alliu). Me shumicë votash kryetare e LDG, Librazhd u zgjodh Xhuljeta Borici (Alliu), aktiviste e këtij forumi. Lidhjes Demokratike e Gruas numëron mbi 500 anëtare në rrethin e Librazhdit.

a.k/NOA

KOMENTE