English

Fshehu drogën në këpucë, prangoset Kimet Paja

Sanremo, 17 nëntor 2011, NOA- Një 53 vjeçar shqiptar i ka kapërcyer fantazitë e zakonshme dhe nëse shumë të tjerë e kishin fshehur drogën në makinë në trup e rroba, Kimet Paja e ka shkelur atë me këmbë duke e fshehur në këpucë.

53 vjeçari Paja ishte emigrant prej disa vitesh në Itali, ndërsa ditën e sotme u prangos nga policia e Sanremos pasi iu gjet më shumë se 1 kilogramë kokainë në shuallin e këpucës ndërsa kishte hipur në një taksi për tu larguar nga qyteti.

Burri ishte vënë në vëmendjen e policisë disa ditë më parë, ndërsa vetëm sot u kap ku gjatë kontrollit nuk u gjet asgjë, ndërsa kur u hoqën këpucët e stërmëdha brenda tyre doli edhe lënda narkotike.

Nga kontrolli doli se Paja kishte mbështjellë si shuall për këpucët sasinë e drogës dhe brenda kishte vendosur rreth 1 kilogramë drogë e cila vinte nga Franca për tu tregtuar në rrethinat e Sanremos.

a.y/NOA

KOMENTE